NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    8 hours ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    8 hours ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    1 day ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kryepeshkopi Janullatos uron Krishtlindjet: Të kultivojmë paqen brenda vetes, me të tjerët dhe me Perëndinë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kryepeshkopi Janullatos uron Krishtlindjet: Të kultivojmë paqen brenda vetes, me të tjerët dhe me Perëndinë

Neutrale
Last updated: 2022/12/24 at 10:44 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mesazhi i plotë i kryepeshkopit Anastas Janullatos:

“Ti, që je Perëndi i paqes dhe Atë i dhembshur,

na dërgove Engjëllin e Këshillit tënd të madh,

që na dhuron paqe…”.

(Zbritësoret e së kremtes së Krishtlindjes)

Dëshira e zjarrtë për paqe së fundmi është kthyer në dhimbje të përditshme, klithmë dhe përgjërim për qindra mijëra njerëz. Për shkak të luftës së papranueshme katastrofike të Rusisë kundër Ukrainës, mbizotëron një hidhërim i pamasë. Në të njëjtën kohë, konflikte të armatosura ka në Siri, në Jemen dhe, përgjithësisht, në Azi e në Afrikë, dhe sulmet terroriste janë të shpeshta në qendrat e mëdha urbane perëndimore. Botën vazhdojnë ta mundojnë edhe luftërat e një lloji tjetër, ato ekonomike, diplomatike, ideologjike. Dhuna dhe arbitrariteti nuk kursyen së përdhosuri as vendet e shenjta. Për interesat e fuqive të ndryshme, keqinformimi përdoret si armë luftarake për të nënshtruar mendimin dhe ndërgjegjen e shumë njerëzve.

E kremtja e Krishtlindjes thekson jo vetëm kërkesën dhe dëshirën për paqe, por tregon edhe mënyrën se si mund të arrihet ajo. Ardhja e Shpëtimtarit të botës, Jisu Krishtit, që u prit me himnin engjëllor: “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe mbi njerëzit mirëdashje” (Llk. 2:14), përbën përmbushjen e profecisë së Isaisë (shek. 8 pr. Kr.): “Se një djalë na lindi… dhe do të quhet Engjëll i Këshillit të madh, Këshilltar i mrekullueshëm, Perëndi i fuqishëm, Mbizotërues, Princ i paqes, Atë i jetës së amshuar… dhe paqja e tij nuk do të ketë kufij…” (Isa: 9:6-7).

Paqja nuk është thjesht një urim, por është dhuratë hyjnore dhe arrihet përmes bashkëpunimit të njeriut me Perëndinë. Rrezatimi i hirit hyjnor është i mirëqenë, ndërsa përpjekja e njeriut pritet të ndodhë. Përvoja e krishterë orthodhokse dëshmon për një paqe të shumanshme me veten, me të tjerët, me Perëndinë, me krijimin. Në rrafshin profetik, Krishtlindja përmbledh, në trajtën e tyre fillestare, të vërtetat e mëdha, të cilat shpalosen plotësisht gjatë jetës së Krishtit, kulmojnë me Pësimin dhe Ngjalljen dhe jetësohen nga Kisha në të kremtet e mëdha.

Në pamje të parë, e kundërta e paqes mendohet të jetë lufta. Jam i bindur se e kundërta e paqes, thellë-thellë, është egocentrizmi, në trajta të ndryshme: mburrje, krenari, sedër e sëmurë, mendjemadhësi; është ky që prish marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e popujve dhe nxit konflikte të vogla e të mëdha. Brenda dritës së Lindjes së Krishtit shfaqet qartazi, gjithashtu, se egocentrizmi mposhtet përmes dashurisë dhe përulësisë, të cilat janë kushtet paraprake për vendosjen e paqes.

Thelbi i mesazhit të krishterë është ky: “Aq shumë e deshi Perëndia botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Shprehjet e dashurisë, të përcaktuara nga besimi i krishterë, rrezatojnë pareshtur në Personin e Jisu Krishtit dhe të atyre që e ndjekin pas me përkushtim. Sikurse thekson edhe shën Maksim Omologjeti: “Mjaft njerëz kanë folur shumë për dashurinë, por nëse e kërkon atë, do ta gjesh vetëm te nxënësit e Krishtit, sepse vetëm ata kanë pasur si mësues të dashurisë vetë Dashurinë e vërtetë” (Rreth Dashurisë, 4, 100).

Biri dhe Fjala e Perëndisë nuk u bë njeri për të na parashtruar një teori të përgjithshme e të papërkufizuar rreth dashurisë, po për të na e zbuluar atë duke qëndruar mes nesh; për të hedhur dritë, përmes njohjes së Perëndisë, mbi të vërtetën që “Perëndia është dashuri. Kush qëndron në dashurinë, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Tufa e rrezeve të dritës së dashurisë përmban gjithë spektrin e virtyteve: drejtësinë, mirësinë, faljen, të vërtetën, që janë kushtet paraprake për forcimin e paqes.

Biri dhe Fjala e Perëndisë, i Gjithëfuqishmi dhe i Pakuptueshmi për mendjen, falë dhembshurisë së Tij pa kufi, merr natyrë njerëzore që ta lartësojë atë në mënyrë të paperceptueshme për mendjen e njeriut drejt hyjnizimit sipas hirit. Perëndinjeriu erdhi si foshnjë, si fëmijë i pafajshëm, dhe, me tërë jetën dhe flijimin e Tij, na nxit: “Mësoni nga unë, se kam zemër të butë dhe të përulur, dhe do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj” (Mt. 11:29).

“… Të udhëhequr drejt dritës së njohjes së Perëndisë”. 
Me ndjenja mirënjohjeje për dritën e mahnitshme të njohjes së Perëndisë, që na dhuron Zoti ynë Jisu Krisht me Lindjen e Tij, le ta lavdërojmë Atë duke kultivuar paqen brenda vetes, me të tjerët dhe me Perëndinë; dhe le të përpiqemi të jemi bashkëpunëtorë të Tij, sipas porosisë së Tij: “Lum paqebërësit, se ata do të quhen bij të Perëndisë” (Mt. 5:9).

Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri 2023 qoftë paqeprurës!

Neutrale December 24, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
8 hours ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
8 hours ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
1 day ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
1 day ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
1 day ago

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?