Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
63-vjeçari Ernesto Favara ka goditur me thikë gruan e tij 29-vjeçaren Maria Amatuzzo, nënë e katër fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur në Marinella di Selinunte, në banesën e tyre.
Mediat italiane shkruajnë:
Trapani, burri godet me thikë gruan e tij për vdekje: viktima ishte 29 vjeç (Të shtunën, 24 dhjetor 2022) E vrau në shtëpi, ku jetonin së bashku, në Marinella di Selinunte, një fshat bregdetar i Castelvetrano, në zonën e Trapanit. Viktima quhej Maria Amatuzzo dhe ishte 29 vjeçe dhe menjëherë u identifikua autori i krimit: është bashkëshorti i saj, Ernesto Favara, 63-vjeçar, me profesion peshkatar.
Karabinierët e komandës krahinore të Trapanit e bllokuan menjëherë pas ngjarjeve dhe e çuan në kazermë për ta marrë në pyetje. Për momentin nuk dihen motivet e vrasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për nuk ka arritur të shpëtojë dot gruan.

