Nuk di ta përkufizoj lumturinë, por mund të them se e kam përjetuar.
Di të them se banesa e lumturisë është dashuria.
E dashuria ndodh vetëm atëherë kur ti dhurohesh, jepesh, dorëzohesh tërësisht te dikush tjetër. Mund të jetë një njeri e mund të jetë Zoti. Dashuria është gjithmonë një mardhënie. Ka nevojë për një “ti” me të cilin bëhemi “ne”. Për rrjedhojë nuk mund të jesh i lumtur vetëm, por mund të jemi të lumtur bashkë.
Prandaj që lumturia nuk përkufizohet, ajo jetohet.
Ditë të bukur.
Dom Gjergj Meta/ Banesa e lumturisë është dashuria.
Leave a comment
Leave a comment

