Mbas raportimit të ngjarjes së rëndë të dhunimit të varrit të Mit’hat Frashërit, me një status në “Facebook” ka reaguar edhe lideri demokrat Sali Berisha.
Ai e quan një akt vandal dhe anti-kombëtar i pashembullt, i atyre që urrejtja ndaj kombit dhe personalitetve kombëtare i ka denatyruar si qenie njerëzore.
Postimi i plotë:
Një akt vandal dhe anti-kombëtar.
Të dashur miq, heqja e bustit dhe dhunimi i varrit të njërit prej personaliteteve më të shquara të mendimit, politikës, letrave, publicistikës së Mit’hat Frashërit, është një akt vandal dhe anti-kombëtar i pashembullt, i atyre që urrejtja ndaj kombit dhe personalitetve kombëtare i ka denatyruar si qenie njerëzore. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të turpshëm kriminal kërkoj gjetjen e menjëhershme të autorit dhe vënien e tij para ligjit. sb

