Ky imazh i fundit nga Ambasada e SHBA është publikuar për herë të parë në vitin 1920 dhe tregon fëmijët shqiptarë të Shkollës Amerikane dhe Kryqit i Kuq për Fëmijë në Tiranë duke marshuar në paradën e 4 korrikut për Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
🇦🇱 | #SiSotnëHistori | Përgjatë vitit 2022, Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Ambasada e Shqipërisë në Washington DC publikuan çdo javë foto që na kthejnë pas në kohë, në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ky imazh i fundit nga Ambasada e SHBA është publikuar për herë të parë në vitin 1920 dhe tregon fëmijët shqiptarë të Shkollës Amerikane dhe Kryqit i Kuq për Fëmijë në Tiranë duke marshuar në paradën e 4 korrikut për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Sipas tekstit origjinal që shoqëron foton, shprehja “Amerikan i Lirë” ishte si një yll që shkëlqen gjithmonë në vizionin e popullit të Evropës – përfshirë popullin e Shqipërisë – të cilët së fundi ishin çliruar nga skllavëria e luftës, pas një periudhe të gjatë me vështirësi dhe ankth. Ndërsa festojmë këtë njëqindvjetor të jashtëzakonshëm dhe teksa shohim përpara drejt vitit 2023, presim të kemi shumë çaste njësoj të denja për t’u kujtuar në 100 vitet e ardhshme.


