Në media prej disa ditësh u përfol se kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar Helidon Bendo i ishte kërkuar dorëheqja nga detyra.
Në këtë hamendësim, vihej kryeministri Edi Rama në epiqendër të hipotezës se ishte autoriteti që nuk donte të punonte më me të si drejtues i institucionit të rëndësishëm.
Nisur nga kjo dhe për të përgënjeshtruar këto zëra, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë sot në rrjetet sociale një foto me Bendon dhe me shënimin: Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen.
Postimi i Ramës:
🔴 Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

