Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë fotografi nga Thumana.
Krahas ndërtimit të banesave mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, është ngritur edhe një Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare.
Ja postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë🙏




