Në seancën parlamentare të ditës së enjte midis debateve të shumta ishte edhe ajo mes Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama.
Paradoksi ishte, kur u mor vendimi për përjashtimin e Bardhit nga seanca edhe pse ishte i fyeri nga Rama.
Pikërisht për këtë, por tej kësaj ka reaguar deputeti demokrat nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit”, shkruan ai.
Bardhi thekson se:Fakti është se oligarket e tij, dhe të fortet që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese.
Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo perjashtimi im nga seanca, shprehet më tej deputeti demokrat.
Ja postimi i plotë:
Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vertetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.
Fakti është se oligarket e tij, dhe të fortet që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.
Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.
Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo perjashtimi im nga seanca.
Dhe, më thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, perveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.

