Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, deputetët e maxhorancës votuan në shumicë kandidaten Semini.
Në përfundim të votimit rezultoi se ish drejtuesja e Shkollës së Magjistraturës mori 58 vota nga deputetët e shumicës, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.
Sipas nenit 125 të Kushtetutës, kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidati/ja e renditur e para në KE, Marjana Semini merr mandatin për në Kushtetuese.
Në lidhje me Avokatin e Popullit, maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të hapet sërish.
Deputetët e opozitës e bojkotuan procesin e votimit, ndërkohë që në sallë qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.
VOTIMI
“Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”
Ardian Dvorani 14
Marjana Semini 58
Arta Vorpsi 2
3 vota të pavlefshme
“Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”
Ledio Braho 3 pro
Altin Goxhaj 70 kundër
“Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”
71 pro Gentiana Sulën
5 kundër
1 abstenim
1 bosh
1 fletë votimi në kutinë e gabuar
“Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”
72 pro Eriola Sadushi
4 kundër
3 abstenim
1 gabim
U miratua gjithashtu me 75 vota pro Akti Normativ për “Buxheti i Shtetit” për vitin 2023.
U votua dhe u miratua Ligji për Dekoratat.

