NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    5 hours ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    5 hours ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    1 day ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shaban Murati/ Shënim nga blloku diplomatik
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shaban Murati/ Shënim nga blloku diplomatik

Neutrale
Last updated: 2022/12/22 at 8:02 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis në 22 dhjetor 2022 e nguli zyrtarisht flamurin ilegal të “Vorio Epirit “ në Himarë dhe në Shqipërinë e Jugut. Në fjalimin e mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, Micotaqis shpalli kërkesën zyrtare greke që “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”.

Deri tani kryeministrat dhe ministrat e jashtëm grekë e kanë kërkuar nga zyrat e tyre në Athinë vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri. Nga Athina politikanët grekë mund të kërkojnë në daç Himarën dhe në daç Tropojën, se nuk reagon njeri në Shqipëri.

Por është hera e parë që një kryeministër grek vjen dhe e shpall në tokën shqiptare, mu në surrat të politikës dhe të publikut shqiptar dhe konkretisht në Himarë. Nuk dihet se si dhe me çfarë mënyrash kryeministri grek arriti që për këtë provokacion skandaloz antishqiptar në territorin shqiptar të ketë lejen e qeverisë aktuale të Shqipërisë, e cila me këtë veprim ka kryer një akt të paprecedent antikushtetues, antishtetëror dhe antikombëtar .

E ashtuquajtura vetëvendosje e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri, të cilin e zyrtarizoi kryeministri grek me vizitën e sotme, është dhunim flagrant i Kushtetutës e Shqipërisë dhe i rendit kushtetues, një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Greqia legalizon Jugun e Shqipërisë si provincë të saj, përderisa kryeministri grek fluturon direkt nga territori grek në stadiumin e Himarës, pa qenë fare për vizitë zyrtare në Tiranë dhe në Shqipëri.

Kemi aktin e paligjshëm të ringritjes nga varri të protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 për të krijuar me vetëvendosje të ashtuquajturën “Autonomi të Vorio Epirit”. Këtë ditë të zezë përuroi sot kryeministri i Greqisë në Shqipëri.

Programi aneksionist i helenizimit zyrtar të Shqipërisë së Jugut arrit sot një avancim të madh. Ndaj dhe kryeministri Micotaqis nuk e përmbajti dot euforinë nacionaliste greke në fjalimin, që mbajti para “Omonias” sot në Himarë: “Ky është një moment special për mua dhe për helenizmin kudo. Unë ndjehem i nderuar të jem kryeministri i parë grek, që vizitoj Himarën. Ju falenderoj që keni mbajtur lart flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë”.

Sot në Himarë u shkel Kushtetuta e Shqipërisë. Sot në Himarë kryeministri i një shteti të huaj rivendikoi vetëvendosjen dhe krjimin e një harte të re politike me zonën e re vetëvendosëse greke në territorin e Shqipërisë.

Sot Micotaqis zyrtarizoi “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri. Nuk ka informacion nëse nëpër vizitat e tij në komunat e këtij “asosiacioni grek” u valëvit ndonjë flamur i reckosur i qeverisë greke të “Vorio Epirit”, e cila me forcat ushtarake greke kishte pushtuar Jugun e Shqipërisë në vitin 1914.

Pas 30 vitesh demokraci apatride, qeveria e Shqipërisë ka vendosur të plotësojë orekset e vjetra aneksioniste dhe shoviniste të Greqisë për Shqipërinë e Jugut.

Udhëheqësit e Shqipërise patriotizmin dhe turpin i hajnë me bukë.

Neutrale December 22, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
5 hours ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
5 hours ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
1 day ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
1 day ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
1 day ago

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?