Gjarpri u përdor për herë të parë në mjekësinë tradicionale kineze para mijëra viteve. Sidomos lëkura e tij përdorej për problemet sipërfaqësore të trupit si irritimet e lëkurës, infeksioni i syve, problemet me fytin dhe hemorroidet.
Gjithashtu lloje të ndryshme gjarpërinjsh janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe në veçanti për sëmundjet e lëkurës.
Vera e gjarprit është një pije alkoolike e prodhuar nga injektimi i gjarpërinjve të tërë në verë orizi ose alkool drithi, i cili konsiderohet një ilaç i rëndësishëm sipas mjekësisë tradicionale kineze.
Pirja e verës para vaktit ju bën të hani 25% më shumë.
Gjarpinjtë helmues zakonisht nuk hahen por përdoren si “mëlmesë” për shijen e pijeve, sepse alkooli asgjëson helmin dhe shkatërron përbërësit e tij aktiv, ndërsa pijes i jep një aromë të pazakontë.
Në Azi mund të gjenden pije të ndryshme me gjarprinj, por ajo origjinalja prodhohet kryesisht në Vietnam, Laos dhe Tajlandë.
Në Vietnam në shishen e alkoolit ata fusin gjarprin helmues.
Gjithashtu vera e gjarprit është një pije popullore në të gjithë Kinën dhe besohet se kuron probleme të ndryshme shëndetësore të tilla si dhimbjet e mesit, reumatizmi etj.
Përgatiti Muharrem Lala



