Mbas debateve midis ministres Delina Ibrahimaj dhe deputetëve Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, ka replikuar edhe ministrja Elisa Spiropali.
Ajo u shpreh:
Tabaku shkoi shumë më larg e ministrja që është këtu, s’ka ardhur nga rruga, por nga studimet e saj në Bokoni me nderimet më të larta, nga një doktoraturë po aty, ka punuar për vite në institucione në shtetin shqiptar ka drejtuar Tatimet e sot është këtu ministre.
Mos guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën por vetëm me përbaltje.
Dhe ju lutem, sa herë një ministër, por dhe një deputet flet këtu të mos guxojë asnjë deputet, asnjë grup deputetësh sado me zë të trashë të pengojë ministra e deputetë të thonë të vërtetat e tyre.

