Kanë vazhduar gjatë gjithë seancës plenare fyerjet, akuzat dhe kundër akuzat midis deputetëve.
Një tjetër debat me gjuhë rruge është zhvilluar midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Ka qenë koha kur zhvillohej debati për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, momenti i shpërthimit ka në fyerje dhe ofendime mes të dyve.
Bardhi akuzoi mazhorancën se ka kërcënuar deputetët që të votojnë për kandidatin që mbështetet nga socialistët.
Rama e ka fyer Bardhin duke i thënë “palaço cirku”.
Pavarësisht se ishte Rama që ofendoi deputetin, nënkryetarja e Parlamentit përjashtoi nga seanca Bardhin.
Dialogu fyes:
Rama: Palaço, akuzoni pa asnjë provë.
Bardhi: Palaço je ti.
Rama: Je palaço cirku. Kollaj t’iu thuash njerëzve më kërcënoi dhe mafioz. Më jepni një provë. Ti je një palaço cirku. S’ke turp.
Bardhi: Ç’ke, mos u nevrikos kot. Oligarkët e tu mafiozët e tu. I le oligarkët tani mafiozët është problemi.
Rama: Ik ore, ik o palaço. Ik ore zagar.

