Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis po zhvillon këtë të enjte një vizitë në jug të Shqipërisë.
Ndalesën e parë ai e ka bërë në Himarë, ku edhe ka mbajtur një fjalim përshëndetës për banorët e zonës.
Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre, u shpreh Mitsotakis.
Nga fjala e tij:
“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mbështesim Shqipërinë në BE. Detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.
E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj. Greqia ka lënë pas krizën dhe është tashmë një shtet i fuqishëm”, deklaroi Mitsotakis.