Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa ka përshëndetur dhe uruar aktivistët e subjektit të tij politik.
Kemi kaluar një vit të vështirë politik nën trysninë e një mazhorance të papërgjegjshme, por edhe ekonomik për gjithë familjet shqiptare, tha ai.
Shehi theksoi, se viti që vjen, duke qenë një vit elektoral do të jetë i mbushur me sfida të mëdha.
Ne, u shpreh deputeti, duhet të trokasim në çdo derë shqiptare, me qëllim që pakënaqësinë ndaj qeverisë ta shndërrojmë në votë për LZHK.





