Vazhdojnë debatet në seancën e sotme parlamentare.
Mbas debateve midis deputetëve demokratë, ka ndërhyrë Kryetarja e Kuvendit, Lundita Nikolla e cila është shprehur se nuk do zgjidh problemet që ata (demokratët), kanë mes tyre dhe i ka bërë thirrje Flamur Nokës që të lëshojë foltoren e parlamentit.
Ka replikuar Noka, duke j’u drejtuar asaj, se: Ke shkelur Kushtetutën. Ti vetëm paçavure di të bësh.
Je një keqbërëse dhe jo një ligjvënëse…



