Seanca e sotme parlamentare ka nisur me polemika, debate të ashpra dhe fyerje, më së pari mes demokratëve dhe më vonë edhe me deputetë të grupeve të tjera.
Mbas replikave dhe epiteteve që lëshuan ndaj njerit- tjetrit deputetët Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehut, një tjetër përplasje e ashpër ndodhi midis dy deputetëve të Fierit.
Alibeaj dhe Luan Baçi janë cenuar aq shumë me fjalë mes tyre, sa në një çast, Alibeaj çohet dhe drejtohet nga Baçi për t’u përleshur fizikisht.
Ka qenë ndërhyrja e Gazment Bardhit dhe Edmond Spahos që kanë evituar konfrontimin e mëtejshëm.
Mësohet se shkak i kësaj grindjeje ka qenë një moment, ku Baçi i kërkonAlibeaj që t’i bashkohet deputetëve të tjerë e të bllokojë foltoren duke e akuzuar se është vegël e maxhorancës.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alibeaj në fjalorin e ashpër që ka adresuar ndaj tij.

