Unë artist nuk jam, por kam respekt për të gjithë artistët edhe pse ndiej keqardhje për ata që përdoren politikisht.
Vënia në rresht e artistëve para fadromave që ” do të ndërtojnë teatrin e ri ” është tallje, fyerje dhe poshtërim që ju bën juve ky kryeministër shkatërrues i artit.
Arti flet mbi të gjitha edhe me simbolika.
Kur filloi rezistenca ndaj mbrojtjes dhe mosshembjes së Teatrit Kombëtar, prisja që idhujt e mi idhujt tanë të artit, aktorët, regjisorët dhe kushdo, që ne i kemi parë të percjellin mesazhe dhe modele inspiruese të vlerave si në mbrojtje të artit, por edhe vlerave njerëzore në rolet e tyre, të ishin në pëballë kësaj dhune shtetërore.
Vetem një pjesë e vogël e artistëve u përballë me rregjimin, një pjesë mbase heshti.
Ata bën aq sa mundën, ama qëndruan u përballën e po përballen, nuk u bën tapeti i pushtetit.
Politika i përçau, i nënshtroi, i talli, siç i shihni, dhe unë ndiej keqardhje për ta.
Nuk e di, nuk kam një fjali të qartë e të saktë, se përse këta pranuan ta lejojnë veten të poshtërohen kaq shumë në këtë mënyrë, njeriu flet edhe me heshtje, për më tepër arti.
Një pjesë e mirë e artistëve rezistoi në këtë histori karakteresh reale dhe jo reale, ku u desh shembja e Teatrit Kombëtar për të kuptuar personazhet në jetën reale.
Nga shume profesione në jetë, arti është profesioni numër një që kërkon frymëzim, pasion e dashuri, e profesionalizmi vjen me kohen dhe eksperiencën, por nëse si ke këto të parat, profesionalizmi s’vjen kurrë.
Njeriu brenda rolit të tij në jete ka dhe karakterin, dhe artisti në fund të çdo akti presupozohet që përcjell një mesazh vlerash për publikun.
Nuk e di, të gjithë gabojmë dhe gabimi është njerëzor, por të të vej në rresht një patronazhist, një tradhtar, një vrasës i artit para fadromave, me arsyetimin ” se do të ndërtojmë teatrin e ri ” e ti si artist e pranon këtë fakt, buzëqesh, e duartroket dhe ngazëllehesh!! Ne i themi qofshi ju që jeni.
Çështja e Teatrit Kombëtar, ka brenda përplasje karkteresh dhe përplasje kulturore ! Disa zgjodhën të mos shembej arti e kultura në këtë vend, disa zgjodhën shembjen, karriget dhe fadromat.
Secili gjykon vet, por arti kurrë s’mund të bëhet pjesë e një individi, shteti e pushteti, aq më keq kur ai është shtypës e dhunues i lirive e të drejtave qytetare !
Arti kurrë s’mund të jete bisht dhe oksigjen i një pushteti, se nëse është, ai s’quhet më art.