Pavarësisht protestës që ka zhvilluar “Aleanca për Teatrin” kundër ndërtimit të teatrit të ri, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri.
Fillimi i punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, shkruan Rama në “Facebook”:
📍Teatri Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë😍🧱👷♀️👷🏼🏗
✏️ Një projekt-ide konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels🤝



