Në parantezëe të këtij opinioni të dhimbshëm ju tregoj se jam rritur me Donika Gervallën, me Premtonin e Ergonin e nënën e tyre Suzanën, të cilet pas vrasjes së babait të tyre Jusuf Gervalla, hero i rezistencës kosovare u vendosën në Tiranë.
Edhe emisionin e parë në Radio Tirana si gazetar ja kam kushtuar Jusuf Gërvallës.
E jo më larg se tre muaj më parë isha ndër iniciatorët që një rrugë në Nikaj-Mertur t’i jepej emri i Jusuf Gërvallës.
Pra, jo vetëm nuk kam diçka personale përkundrazi…por ajo që më shtyn është diçka kombëtare, shpirtërore për një skandal të ndodhur në Prishtinë.
Ministrja Gërvalla pret homologun grek Dendias i cili nuk paska pranuar protokollin të japë press-konferencë në sallën ku janë simbolet e Republikës së Kosovës!
Dhe jo vetëm kaq, por as ka pranuar foton protokollare me homologen Gërvalla pikërisht për shkak të simboleve të Republikës së Kosovës.
Dhe Donika ka pranuar të ndërrojë protokoll e sallë….!
Ky përveç skandalit diplomatik është poshtërim…dhe nga kush?Nga një aleat i serbëve e rusëve në shekuj që nuk ka pranuar të njohë Kosovën.
Në këto kushte ju siguroj se babai i ndjerë i Donikës do ta kishte përzënë grekun Dendias si non gratta për sekonda.
Në këto kushte, Donika, më e vogla gjë që duhet të bëjë është dorëheqja.
Dhe pse jo dhe neomarksisti Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimin të bashkojë kombin e tani po shet dhe atë pak Kosovë që na e lanë fuqitë e mëdha.

