Nga Athina Shpetim Zinxhiria:
Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë do të mbërrijë nesër për vizitë në Tiranë.
Njoftimin e bënë vetë Dendias në rrjetet sociale, ku shkruan se do të takohet me homologen shqiptare Olta Xhaçka, kryeministrin Edi Rama etj.
Po vizitoj Shqipërinë, ku do të takohem të mërkurën më 21/12 me homologen time, Olta Xhaçka dhe do të ulem pranë një vakti të shtruar nga kryeministri Edi Rama.
Diskutimet do të fokusohen në rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale (si pushtimi rus i Ukrainës), zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit tim në Tiranë do të vizitoj edhe Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio, si dhe shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonides”, e cila funksionon nën fondacionin “Fryma e dashurisë” të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


