Detaje të tjera dalin rreth ngjarjes sërëndë të vrasjes së ish të dashurit të Marjeta Karajt.
Report Tv sjell foton e Besmir Karajt, autorit që doli gjallë Menduh Kurtdedën në 2017, me urdhër të mamasë së tij, Marjeta Karaj, për një borxh prej 1 mln lekësh.
Simbas një vëzhgimi të bërë në profilin e tij në Facebook, Besmiri shihet që shpesh ka publikuar foto nga Kisha e Laçit, e ndërsa mes tyre veçohet edhe fotoja që ka postuar me Faik Stojnën.
Ky i fundit ishte i dashuri i mamasë së tij, por njëkohësisht edhe shefi, pasi Besmiri punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut. Marrëdhënia që kishte me të dashurin e mamasë ishte mjaft e mirë e kjo mund të vërtetohet edhe me komentet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
“Me shefin”, shkruan Besmiri, në foton krah Faikut. Ky i fundit i përgjigjet “nuk jam shefi yt, por miku më i mirë deri në infinit (pafundësi”.
Mirëpo kjo miqësi e tyre, duket se ka pësuar krisje, pasi ka qenë vetë Faik Stojna që me dëshminë e tij ka zbardhur të gjithë ngjarjen. Faik Stojna e ka njohur Marjetën kur ajo ishte sekretare në shoqatën bamirëse për fëmijët e ushatarakëve dhe viktima Menduh Kurtdeda ishte drejtuesi. Marjeta është zënë me Faikun, por për një borxh e madje e ka kërcënuar se nuk do ta jepte “do ta digjte si Menduhun”.
Kjo deklaratë e marrë nga përgjimet, ka orientuar policinë që të shkojë drejt autorëve të vërtetë. Faik Stonja u “zbërthye” para hetuesve duke treguar të gjithë historinë me detaje, siç vetë Marjeta dhe Besmiri ia kishin treguar.