Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton se ka pritur dje përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës z. Mark Gjonaj , znj. Anila Hyka Smorgrav, z.Rosario Petta nga Arbëreshët e dhe znj. Brikena Muharremi.
Postimi i tij:
Kënaqësi të prisja në një takim dje bashkë me kolegët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe asistentes Valbona Halitaj, përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës z. Mark Gjonaj , znj. Anila Hyka Smorgrav, z.Rosario Petta nga Arbëreshët e dhe znj. Brikena Muharremi.
Diskutuam gjerësisht rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe i siguruam për mbështetjen e PD-së. Qëndrimi ynë do avancohet në mënyrë realiste, jo vetëm në betejën për finalizimin e votës së diasporës por dhe nëpërmjet të drejtës legjitime për t’u zgjedhur.
Në këtë proces është e domosdoshme një përfshirje reale dhe e vërtetë me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Ka ardhur koha që diaspora të ketë vendin e saj dhe së bashku të punojmë drejt Shqipërisë europiane!



