Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli të hënën më 19 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Majlinda Dogga. Vendimarrja u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskajn.
Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 12 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për pasaktësitë dhe mospërputhjet në deklarimet e likujditeteve; për balanca negative në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.
Gjyqtarja Dogga u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa u evidentuan ankesa të palëve në proces për zvarritje të gjykimit si dhe për gjykimin e një çështje në kushtet e konfliktit të interesit.