Dy shqiptarët që u ekzekutuan në një lokal në Athinë janë Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.
Gjithashtu një tjetër person ngeli i plagosur në atë atentat.
Ngjarja ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi.
41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua dy herë me armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari Armando Organja, ndërroi jetë në një spital në Athinë.

