Kështu shkruan kryeministri Edi Rama ndërsa pasditen e sotme ka shkuar në Baldushk, ku 28 familje janë futur në banesa të reja, mbasi të mëparshmet ishin dëmtuar nga tërmeti.
Ja mesazhi i tij në rrjetet sociale:
ZEMRA PLOT❤️
📍Baldushk – Në lagjen e re të rindërtuar pas tërmetit, ku edhe 28 familje të tjera hyjnë në shtëpi shumë më të mira dhe më të sigurta, sesa ato që humbën nga tërmeti🙏
🏘️E gjithë lagjja është e plotësuar me të gjithë infrastruktrën publike, rrugët, trotuaret e parkimet, përfshirë edhe zonën rekreative për komunitetin🎈🚪🔑

