Greqia është vëndi me numurin më të madh të emigrantëve, me shoqata të ligjshme, me drejtues dhe aktivistë të ndershëm, por dhe patronazhistë, me degët e dy forcave politike PD, dhe ”rilindje”-PS.
Greqia vëndi me numurin më të madh të emigrantëve dhe votuesve emigrantë, që ndoshta me votën e tyre ndaj mashtrimeve ”rilindase” jo vetem nuk fituan gjë, por zhgënjyen vetveten dhe atdhetarët e tyre në shqipëri, duke ja u rënduar peshën e varfërisë …
Si emigrant, por dhe si ish N/Kryetar i lidhjes së shoqatave shqiptare në Greqi, lidhje që dha aq shumë për emigrantët shqiptarë atje, ( me kryetar z.Rudi Mezini, dhe sekretar Aleks Janaqi )
Gjithesi mua sot si emigrant më lind e drejta të pyes kryeministrin.
Cilët janë personat ”emigrantë” që ju promovoni si drejtues te keshillit të diaspores, (të paktën) për Greqinë, dhe Suedinë ?
Cili është aktiviteti i tyre shoqëror, dhe kulturor në emigracion, dhe në ndimë të emigrantëve ?
Cilën shoqatë, apo bashkim shoqatash ata përfaqsojnë, Dhe në cilin shtet në emigracion ata zhvillojnë aktivitet ???
Kjo gjithmonë nése ata jane simbas jush emigrante, dhe perfaqsues të emigracionit, (si aktivistë, apo drejtues shoqatash) dhe jo patronazhistë, apo mashtruesit dhe përçarësit e tu të emigracionit…
E dimë që përgjigjia nga ju nuk do vijë kurrë, por edhe votën e emigrantëve ta shohësh me dylbi, ti, dhe patronazhistet e tu përçarës në emiigracion, dhe jo vetem ti, por çdo forcë politike që përçan, mashtron, dhe dhunon emigrantët …
Këto ”grupime” (dhe jo vetem ky qe po na promovon kryeministr, keta promovohen nga politika dhe media, nuk janë produkt i emigracionit/ por produkt fushatash, mashtrimesh me fytyra anonime…
Ps/ Vertet ju e keni bere nje ”punë” per emigrantët , (firmosjen e marveshjeve me qeverite europiane për kthimin e emigrantëve) Por kjo është një punë e pisët …




