Njoftimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken e përcjellë Ambasada Amerikane në Tiranë, në faqen zyrtare:
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i ngarkojnë Rusisë kosto për luftën e pajustifikuar kundër Ukrainës. Sulmet e Rusisë kanë shkatërruar infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrim të jashtëzakonshëm. Sot (15 dhjetor), ne po shpallim sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe atyre që e ndihmojnë atë. Në bazë të Urdhrit Ekzekutiv (E.O.) 14024, Departamentet e Shtetit dhe Thesarit po ndërmarrin veprime kundër aktorëve kryesorë në sektorin financiar të Rusisë, zyrtarëve të lartë të qeverisë të lidhur me përpjekjet e mobilizimit dhe autoriteteve përfaqësuese të instaluara në Ukrainë.” – Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken
Lexoni deklaratën e plotë këtu: https://bit.ly/3FG24qK