Vladimir Putin udhëton të hënën në Bjellorusi për t’u takuar me Presidentin Aleksandr Lukashenko.
Sipas Bloomberg , kjo është vizita e parë e Putinit në vend në më shumë se tre vjet.
Të gjitha takimet mes liderëve që nga viti 2019 janë mbajtur në Rusi.
“Modeli është i prishur. Pyes veten pse”, shkruan redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg në Twitter.
Sipas faqes së internetit të Lukashenkos, liderët do të flasin, ndër të tjera, për sigurinë dhe ekonominë.
Bjellorusia e ka mbështetur gjithmonë Rusinë në luftën kundër Ukrainës, por nuk ka dërguar asnjë ushtar të vetin.
Putin viziton nesër Bjellorusinë

Leave a comment Leave a comment


