-Shënim.
Kohë më parë botova ketë esse. Një mik më bëri vërejtje: pse nuk bëre një foto?
Sot FB më dërgoi foton Baltazarin.-
Ura mbi Lanë. Në krah të “Tajvanit”. Në mes të urës ulur një burrë.
Me firzamonikë në duar.
Bokse. Mikrofoni. Një kuti për të mbledhur “honorare”.
E kisha parë disa herë kur kaloja me makinë. Gjithmonë këndonte këngë italiane.
Dje isha në këmbë. Hodha një monedhë në kuti. Ndaloi këngën. Më falenderoi.
-Nga je?
-Nga Vlora. Po ti?
-Nga Mbrezhani i Përmetit. Jemi kallajxhij me famë!
-Avash, avash. Me duar femre, nuk ka kallajxhij.
Kalajxhi kam qënë vetë. Kam punuar në komunalen e Vlorës. 35 vjet.
Kallaisnim enë. Kallaj. Nishadër.
Të të them një sekret?
Kur mungonte nishadëri, përdornim urinën. Si kimikat?!
I fola për veten. U ngrit në këmbë.
-Më quajnë Baltazar Nanca. Nuk gjen në Shqipëri emër dhe mbiemër si imi.
Jam edhe unë nga Përmeti…Nga viti 1920 gjyshi u vendos në Vlorë…
Kam kënduar gjithë jetën. Pëlqej muzikën klasike. Kanconisimit italjane.
-Po këngë përmetare?
-Janë perla. Por kërkojnë gërnetë e qemane…Laver Bariun?…E kam pasur mik. Kemi kënduar bashkë. Usta Laverin nuk e bën më nëna!
Kur thua Përmet, mëndja të shkon tek Naimi dhe Usta Laveri!…
Dje ishte një gazetar i Fiksit. Më tha:”Kemi përvjetorin.
“Duam një urim.”…Me firzamonikë?
Këndova Santa Luçia…Fiksi dhe Santa Luçia e kanë festën në një ditë…Gjë e rrallë.
-Bëjmë një foto?…

