Shkëputur nga “Facebook” i Atë Foti Cici
Më 15 dhjetor të vitit 1965 vdiq në përvujtëri biblike kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1929-1937), Senatori i Elbasanit që në Kongresin e Lushnjës dhe më vonë deputet e Durrësit, një ndriçimtar i komunitetit ortodoks, qëndrestar dhe antikomunist i papenduar, si dhe një prej vegimtarëve të kombit shqiptar.
Një nga tre Etërit e Ortodoksisë Shqiptare, tok me dy hierarkët e tjerë Fan Noli dhe Kristofor Kisi, Imzot Visarioni është një hero i autoqefalisë, teolog dhe intelektual i mirëfilltë, i cili dha shpirtin, mendjen dhe dhuntitë për popullin shqiptar:
Në vitin 1920, si prift i ri 30-vjeçar, u zgjodh senator i Elbasanit në Kongresin e Lushnjës.
Në vitet 1920-1924 ishte anëtar i Parlamentit.
Në vitin 1922 ishte një nga veprimtarët kryesorë në Kongresin e Beratit që shpalli autoqefalinë.
Në vitin 1929, në moshën 39 vjeçare, u zgjodh Kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke organizuar për herë të parë një kishë kombëtare me strukturë, kler, administratë dhe ndërgjegje shqiptare, të cilën Kishë e trashëgoi.
Në vitin 1937 u shtrëngua të largohet nga kreu i KOASh-it, si hakmarrje politike nga jashtë, për t’i hapur udhën njohjes së autoqefalisë.
Në vitin 1941 kthehet në shërbim aktiv si Peshkop i Beratit, Vlorës dhe Fierit.
U përndoq nga regjimi komunist menjëherë pas luftës, u torturua dhe vuajti pothuaj dy dekada në burg, deri në vitin 1963.
Vdiq në vitin 1965 dhe u varros në Manastirin e Shijonit në Elbasan.


