Dashi- Lërini mënjanë situatat e vjetra, të “ngecura” që tregojnë tashmë prej shumë kohësh pika të dobëta. Nëse e gjeni veten të dyzuar në dashuri prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Një shenjë e fatit do t’ju udhëzojë. Do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat për të ardhmen.
Demi- Do të kaloni një situatë të çuditshme pasi Hëna, edhe pse e “fshehur”, do të tregojë një rrugë të re, sidomos për jetën sentimentale. Ky ndikim i Hënës do të bëjë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë dhe mundohuni të mos bëheni xhelozë.
Binjakët- Përpiquni që të bëni të pamundurën jo vetëm sot, por edhe gjatë ditëve në vijim. Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju prezantuar me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për t’u njohur me gjëra të reja nga ana profesionale.
Gaforrja- Hëna tek Akrepi do t’ju shoqërojë sot, ndërsa do të bëhet një etapë e rëndësishme edhe për marrëdhënien tuaj, së bashku me ëmbëlsinë e Afërditës. Hëna në harmoni me Neptunin, do t’ju çlirojnë nga çdo tension. Kjo ditë parashikohet mjaft premtuese dhe me një qellim që mund të realizohet lehtësisht.
Luani- Plantët do të ndikojnë më shumë në aspektin e dashurisë. Parashikohet që të keni luhatje humori! Në vendin e punës nuk duhet të hidhni hapa të gabuar, sidomos me bashkëpunëtorët dhe ortakët, pasi humbja është e sigurtë. Raportet në familje do të jenë paksa të tensionuara, por raporti në çift do të jetë më pozitiv.
Virgjëresha- Do t’ju duhet të mbështesni partnerin/en për diçka sot, më pas do të jenë edhe dy faza të tjera planetare shumë impenjative për çështjet e familjes. Në aktivitetin tuaj do të provoni vendosmëri, besueshmëri dhe qëndrueshmëri. Dhuntitë tuaja do t’ju nxjerrin në dritë. Në familje shpreheni mendimin tuaj qetësisht dhe pa imponim.
Peshorja- Do të ndriçoheni nga një dritë e veçantë për sa i përket dashurisë, karrierës, punës apo biznesit tuaj. Investimet dhe huatë, janë temat më të preferuara të ditës. Paratë nuk bien nga qielli, ndaj duhet të punoni më shumë. Mos e promovoni vlerën tuaj më shumë nga sa e keni. Po ashtu mos lejoni që t’ju gjykojnë.
Akrepi- Hëna në shenjë do të formojë një aspekt shumë të këndshëm në dashuri. Në raportin në çift do të ndiheni në delir mes ëndrrave romantike dhe pritshmërive të cilat nuk do ju zhgënjejnë. Por ndoshta po kërkoni pak si shumë. Një udhëtim i shkurtër mund ngrohë edhe më shumë marrëdhënien tuaj.
Shigjetari- Sot dita do të jetë paksa monotone, ku do të përfshiheni nga rutina. Mund të përballeni me disa situata dëshpëruese dhe pakënaqësi. Beqarët do të përdorin pretekste të ndryshme për të refuzuar ftesat për takime. Në planin financiar tregoni kujdes. Filloni të bëni disa ndryshime!
Bricjapi- Nën ndikimin e Marsit jeta juaj do të fillojë të shfaqë hera-herës probleme. Por në përgjithësi dita do të jetë e mbushur me surpriza. Çështjet e zemrës do të jenë mjaft të favorshme dhe parashikohen zhvillime të reja. Një mbrëmje me familjen apo njerëzit tuaj të zemrës do t’ju bëjë që të ndiheni mjaft mirë.
Ujori- Do t’ju mungojë takti i komunikimit dhe dita mund të ndikohet nga situatat konfliktuale. Ndikimi transitor i Venusit parashikon një shpenzim të paprogramuar apo një çështje profesionale, e cila ju mban me frymën pezull. Mes jush dhe partnerit/es do të ketë një përballje, ku do t’ju duhet të dorëzoheni.
Peshqit- Ruajtja e harmonisë kërkon sforco nga ana juaj, ndaj duhet të përkushtoheni më shumë, për të ruajtur situatën që ju dëshironi. Do të ketë ndryshim idesh por edhe raportesh, ndaj të cilave duhet të tregoheni më të hapur. Mëngjes i ëmbël, takime emocionuese, vizita që i bëjnë mirë zemrës.