NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    22 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Shefqet Deliallisi/ SHËNDETI I PUBLIKUT ….
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Shefqet Deliallisi/ SHËNDETI I PUBLIKUT ….

Neutrale
Last updated: 2022/12/18 at 9:47 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Shërbimi Kujdesit Shëndetsor nuk mund të jetë i efektshëm pa kontributin e Shëndetit Publik. Dihet që shumica e vdekjeve të hershme dhe sëmundjet kronike i atribohen stilit të jetës, shprehive të gabuara, ambientit të papërshtatshëm, apo rrethanave sociale. Dihet që promocioni i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve, përmirësojnë cilësinë e jetës dhe e zgjasin atë. Dihet që shumë nga sëmundjet e shekullit, të pamundura për t’u trajtuar, janë krejtësisht të parandalueshme. Madje, disa lloje tumoresh, aksidentet automobilistike, vdekje të parakohshme nga duhan-pirja, konsumi i tepërt i alkoolit, përdorimi i drogave, “mjekim” të vetëm kanë parandalimin.

Shëndeti publik Vs. Kujdesi mjeksor

Për ilustrim le të ndalemi te dy problemet më të mëdha shëndetsore të shekullit : diabetin dhe obezitetin. Në rastin e diabetit, Kujdesi Mjeksor ndoshta është duke e fituar betejën për kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, por është duke humbur luftën për frenimin e epidemisë së diabetit që po përhapet pa u ndalur. E njejta gjë me obezitetin. Ndonëse një progres shkencor është bërë në zbulimin e hallkave me të imta të fizillogjisë se tij, asnjë rrezultat në zbutjen e epidemisë. Me të drejtë lindin pyetje : a është racionale të vazhdohet më tej me përsosjen e antidodëve farmaceutikë kundër obezitetit, apo duhet të përpiqemi me të gjitha forcat për të ndryshuar mjedisin që e shkakton !? A është rritja e shpenzimeve për medikamente zgjidhja e problemit ? Dhe kjo vlen për shumicën e sëmundjeve kronike që tashmë po dominojnë skenën e sëmundshmërisë. Pra, në një këndvështrim më të gjerë, nuk janë zgjidhjet klinike ato që do të frenojnë shtimin e pandalshëm të sëmundjeve kronike . E vetmja mundësi është që investimi të bëhen në nivelin kombëtar të parandalimit nëpërmjet programeve të Shëndetit Publik. Rrënjët që ushqejnë këto epidemi janë faktorët socialë, faktorë që kanë të bëjnë me stilin e jetës, faktorë që për fat të mirë mund të ndryshohen. Kujdesi Mjeksor, pak mund të bëjë për një mushkëri të shkatërruar nga duhani, një mëlçi të shkatëruar nga alkooli, një kafkë të thyer në aksident rrugor, për pasojat e një diete të papërshtashme apo aktivitetit fizik të munguar. Është Shëndeti Publik ai që përpiqet t’i frenojë këto të këqia të mos ndodhin. Shëndeti Publik është më tepër se kaq. Shëndeti dhe sëmundja nuk janë vetëm rezultat i zgjedhjes individuale, apo një llotari gjenetike … në rradhë të parë janë rezultat i srukturave sociale dhe interesave ekonomike që na rrethojnë. Shëndeti Publik operon në pika ku psikologjia, sociologjia, ekonomia, politika, gjeografia dhe mjeksia ndërpriten, kryqëzohen, mbivendosen. Faktorë si strehimi, të ardhurat, punësimi, etj, çeshtje që dominonë jetën publike, janë përcaktues të rëndësishëm të shëndetit dhe mirëqenies. Në mënyrë të ngjashme, shumë nga përcaktuesit madhorë të pabarazisë në shëndet shtrihen jashtë sektorit shëndetsor, prandaj dhe për t’i shmangur, nuk kërkohen politikat e Kujdesit Mjeksor.

Por ç’ndodh në të vërtetë ?

Në vend që t’i adresohen shkaqeve që shkaktojnë sëmundjen, eleminimit të tyre, njerëzit vazhdojnë të kujdesen për shëndetin vetëm pasi janë goditur nga sëmundja. Është fakt se shumica e resurseve për shëndetin përdoren për kurim, mbasi njerëzit janë sëmurë, apo për menaxhimin e sëmundjet kronike, mbasi ato janë shfaqur. Shëndeti Publik, ndonëse kaq i rëndësishëm, vazhdon të konsiderohet si “kushëri i varfër” i Kujdesit Mjeksor. Edhe në vendet më të zhvilluara si SHBA, rreth 95% e gjithë shpenzimeve për shëndetin alokohen për Kujdesin Mjeksor, dhe vetëm 5% për Shëndetin Publik.

Pse ky nënvlerësim ?

Arsyet janë disa. Një nga zgjedhjet më të rëndësishme që çdo individ apo shoqëri duhet të bëjë, është: t’i përdorë resurset që ka për të kënaqur dëshirat e momentit për Kujdes Mjeksor (konsum në terma ekonomike), apo të krijojë një kapital, që do të shërbejë për të ardhmen në Shëndetin Publik (investim në terma ekonomike) ? Truri ynë, pjesët e korteksit që kanë të bëjnë me kënaqësinë imediate, padurimin, janë më të hershme, më të gjera, më të fuqishme. Është kjo arësyeja pse investimet, të cilat kërkojnë vullnet dhe durim për ta shtyrë kënaqësinë për të ardhmen, preferohen më pak. Politikanët kanë edhe një arsye më shumë. Ata duan që përfitimet e investimit t’i korrin brenda mandatit të tyre. Dhe ndërsa përfitimet nga investimet në Shëndetin Publik shpesh duan vite, e kundërta ndodh me Kujdesin Mjeksor ku përfitimet janë më të shpejta, mbasi i sigurojnë njerëzve kënaqësi të menjëherëshme nëpërmjet lehtësimit të shpejtë nga sëmundja. Arsye përbën dhe fakti se arritjet e Shëndetit Publik nuk krijojnë emocione publike të forta. Kur dikush përballet me vdekjen, individi, familja, dhe shoqëria janë të gatshëm të paguajnë (pavarësisht kostos) për çdo kurim që premton sadopak shpëtimin e jetës. Në të kundërtën, njerëzit e shëndetshëm nuk janë gjithmonë të gatshëm të paguajnë për investime parandaluese që do të shpëtonin shumë më tepër jetë, për të njejtën sasi parash të shpenzuara. Për ilustrim : në vitin 1988, në Teksas ra në një pus fëmija 18-muajshe, Jessica. E gjithë Amerika mbeti pa frymë. Në atë moment emocional njerëzit ishin të gatshëm të shpenzonim miliona për të shpëtuar beben, ndërkohë që nuk do të ishin të gatshëm të bënin të njëjtën gjë për të parandaluar vdekje statistikisht të sigurta të shumë bebeve. Njerëzit janë të gatshëm të sigurojmë resurse për të letësuar katastrofat, (përmbytje, etj), por janë më pak të gatshëm ta bëjnë këtë për t’i parandaluar ato. Për të njejtat arsye emocionale, shumë më të dëgjuar janë mjekë, që me ndërhyrje spektakolare shpëtojnë jetë, ndonëse më të pakta në numër. Kujtoni sa i njohur u bë kardio-kirurgu Christian Barnard, autori i transplantit të parë të zemrës, ndërkohë që fare pak njihet bashkëkohësi i tij, Hilleman, i cili me 30 vaksinat e tij, ka shpëtuar më shumë jetë njerëzore se çdo shkenctar tjetër i shekullit 20 ! Por nënvlerësimi i Shëndetit Publik ka dhe shkaqe të tjera. Ndryshimet sociale që përbëjnë bazën e programeve të shëndetit publik, jo rrallë frenohen, mbasi prekin interesat e lobeve të fuqishme ekonomike (si në rastin e industrive të alkoolit, duhanit, ushqimeve, automobilave, qymyrit, naftës, armëve, etj). Mjafton të përmendin faktin që në kohën kur obeziteti dhe diabeti përbëjnë problemin shëndetsor të shekullit, në qershor 2010, si pasojë e lobimit intensiv të korporatave ndërkombëtare të ushqimit, Parlamenti Europian, hodhi poshtë planin për një sistem informacioni që nëpërmjet etiketimit të ushqimeve të shëndetshme do ndihmonte konsumatorët. Ndërkohë, e kundërta ndodh me shpezimet për Kujdesin Mjeksor, të cilat nxiten fuqimisht nga interesat e kompanive farmaceutike, të sigurimeve, etj.

Në vend të mbylljes

Profili i sotëm epidemiologjik i Shqipërisë ka disa veçori. Sëmundshmëria është në tranzicion: sëmundjet infektive janë në rënie ndërsa ato kronike në rritje të shpejtë, madje po dominojnë skenën. Ndërsa, vdekshmëria është e ngjashme me atë të vendeve perëndimore. Kjo situatë kërkon ndryshime jo vetëm në nentalitet. I rëndësishëm është edukimi mjeksor, sigurimi i informacionit që mundëson marrjen e vendimeve të duhura për shëndetin, ndryshimin e shprehive që ndikojnë drejtpërdrejt në faktorët e riskut për sëmundje. Por vetëm përmirësimi i dijeve nuk mjafton. Të domosdoshme janë nismat politike – publike, programet kombëtare për kontrollin e sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit, kancerit, aksidenteve rrugore apo atyre me armë zjarri, në të cilat Shëndeti Publik luan rol thelbësor. Ndonëse Shërbimi Mjeksor dhe Shëndeti Publik ecin në linja të ndara, integrimi i tyre është tejet i rëndësishëm. Por kjo kërkon edhe ndryshimin e raporteve të financimit. Vetëm 2% e shpenzimeve të shëndetsisë për Shëndetin Publik, krahasuar me 52% për shërbimin spitalor dhe 42% për shërbimin parësor, janë të pamjaftueshme. Vërtetë larja e duarve ndikoi në mos-përhapjen e sëmundjeve infektive, por epidemitë infektive në botën e zhvilluar nuk u eleminuan duke inkurajuar çdo njeri të lajë duart me sapun, por nëpërmjet politikave të ndërtimit të kanalizimeve, furnizimit me ujë të pastër të gjithë popullatës, si dhe të tjera masa të shëndetit publik. Shëndeti i publikut ndikon mbi të gjithë. Në fund të fundit, publiku jemi Ne dhe Ai është shëndeti ynë. Sot, më shumë se kurrë, është koha e ri-vlersimit të vlerave të Shëndetit Publik.

Neutrale December 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
15 hours ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
21 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
22 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
2 days ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
3 days ago

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?