Muzgjeve vij tek ty,
nuk jam më si atëhere,
Ballë rrudhur,
me shpirt të rrëzuar, i bërë copë.
Pemëve i kanë rënë gjethet,
sikurse mua flokët.
Ka ngelur veç fryma,
aty jemi të dy, me mallin e plakur.
Seç u deha me vetët e mia sonte,
qava të djeshmen e sotme.
Gjyshja numëron tespijet e vuajteve,
më duken si plagët e mia.
Mbrëmë të prita përsëri ty,
me cigare në dorë, duke të bërë dritë.
Vajtëm dhe u ndalëm atje në fshat,
larg turmave, me nostalgjitë tona.

