Një pjesë e komisariatit të Elbasanit është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Autor mësohet të jetë një i riu, i cili ka aktivizuar zjarrin në dritaren e zyrës së ankesave për qytetarët. Brenda kanë qenë dy punonjës.
Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, në lidhje me gjendjen shëndetësore të punonjësve apo identitetin e personit që i ka vënë zjarrin.
Gjithashtu nuk ka informacion se çfarë e ka shtyrë të riun që të bëjë këtë veprim.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit.