Sikurse është bërë një nga lajmet kryesore të këtyre ditëve, “Ura e Zogut” mbi lumin Mat, e pikërisht në Milot, po rrezikon shembjen.
Një nga zërat e parë, që ka ngritur alarmin për rrezikun e shembjes, është Kryetari i PLL-së, Shpetim Axhami.
Ai përsëri sot bën thirrje që të bashkohemi të gjithë për ta ruajtur këtë monument inxhinierik dhe historik.
Qeveria nuk po merr asnjë masë, shkruan Axhami në rrjetet sociale, ndaj të reagojmë…
Postimi i tij:
🔴”URA E ZOGUT” në rrezik shembje!
Asnjë reagim qeveritar pas demtimeve të fundit.
Të bashkohemi për ta shpëtuar, të gjithë duhet reagojmë me çfardo lloj forme që shteti të nderhyje sa më parë.
E ngritur ne vitin 1927, vepër e parë moderne inxhinierike, ndër më të rëndësishmet në rajon, ndërtuar me kërkesën e Mbretit Zog.
Thuajse 100 vjet më vonë rrezikon shembjen përfundimtare, dëmtuar prej abuzimeve dhë lënë larg vëmendjes qeveritare.






