Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk duhet mbajtur peng nga qeveria, pasi kemi afro 2800 Ha të përmbytura dhe mbi 150 shtëpi të rrethuara nga uji, pa llogaritur dëmet në bujqësi e blegtori, kështu shkruan në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Postimi i tij:
Po përballemi me një situatë të vështirë në zonën e nënShkodrës ku harta e përmbytjes është zgjeruar. Me banorët dhe drejtuesit vendor të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç, pashë nga afër gjendjen e krijuar në territor.
Rritja e nivelit të ujit po vjen jo vetëm nga reshjet por edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve, që për fat të keq po i kthejnë këto zona ndër më produktivet, në të pabanueshme.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk duhet mbajtur peng nga qeveria, pasi kemi afro 2800 Ha të përmbytura dhe mbi 150 shtëpi të rrethuara nga uji, pa llogaritur dëmet në bujqësi e blegtori.
Kjo është përmbytja e dytë në më pak se 1 muaj dhe fatura e rëndë financiare e saj nuk ka pse të paguhet nga banorët e Shkodrës, por shteti duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.