Kryeministri Edi Rama ka pohuar sot se qeveria do të rris pagat për mjekët dhe infermierët.
Ai e bëri këtë deklaratë në takimin që pati me punonjësit e sistemit të shëndetësisë.
Ai tha gjithashtu se nga dita kur socialistët morën pushtetin e deri më tani, pagat për këtë sektor janë rritur me rreth 70%.
Nga fjala e tij:
“Jemi përpjekur që këtë respekt ta shprehim duke rritur cilësitë e kushteve në të cilat ju punoni, me aparatura dhe me mjete dhe nga ana tjetër për të rritur edhe shpërblimin tuaj. Pavarësisht se pagat janë rritur rreth 70% në raport me pikënisjen, nuk mjafton dhe duhet të bëjmë përsëri rritje të përmbushim objektivin që të paktën pagat t’i kemi rritur 100% nga pikënisja brenda këtij mandati dhe të jeni të sigurt që këtë do ta bëjmë me prioritet”.