Haber nga zyrat e shtetit:
Në shkallë vendi çdo vit ndahen 6000 çifte.
Çështë kjo hata?
Mos vallë po vihet në jetë filozofia e Konfucit:
Martesa është vepër, ndarja një kryevepër?
Unë nuk besoj.
Në Shqipëri më shumë njihet filozofia e Mao Ce Dunit se sa e Konfucit.
Për të zbërthyer problemën mora në intervistë disa psikologë.
Njeri më tha:
Martesa nuk është parajsë seksuale! Shumë çifte pasi “hanë mjaltin” deri në vitin e tretë, drejtohen në gjykatë për ndarje.
Një tjetër psikolog shtoi:
Martesa nuk është shpëtim nga vetmia. Argumenti:
Jeta është bërë e vështirë. Është tretur leku. Gratë duan fustane e këpucë allafrenga.
Çmimet po sulmojnë qiejt. Gruaja në vend që të vrasi vetminë, në shumë raste bëhet barrë…
Disa thonë se e ka fajin demokracia. Është shtuar lëvizja. Janë zmadhuar qytetet.
Kështu lind dyshimi. Nga dyshimi në xhelozi. Pas xhelozisë rruga më e lehtë – divoirci.
Më e vështira dhe më me pasoja:
Koburja, çiftja, sëpata, vaji në vesh…
Pasi pyeta shtatatë a tetë, siç thotë populli, vendosa të bëj një studim vetë.
U befasova. Divorci është nxitur nga politika.
Mileti ka nisur të imitojë politikanët e lartë shumë.
Dicorcin e parë e bëri Edi Rama, kur ndau gruan e parë Marltida Markoçin në vitin 1991.
Pastaj erdhi ndarja e madhe e Fatos Nanos.
Në vitin 2000 u nda me Rexhina Nanon, pas 20 e kusur vjetëve martesë.
Edhe nga e djathta ka bëma. Kemi ndarjen e Genc Pollos dhe Astrit Patosit…
Dhe siç thotë populli, shi rrushi rrushin…dhe mileti merr rrugën drejt gjykatës për divorc.

