NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Fier/Grupi i Bashës i dorëzon zyrën PD-së. Deputeti Baçi: Vlerësim maksimal, per miqte dhe kolegët tanë demokrat.
    2 years ago
    Të Fundit
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    2 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    5 hours ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    2 days ago
    Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Seci/ KAMPIONATET BOTNORE TË FUTBOLLIT DHE NDËRHYMJET E POLITIKËS
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!
Të tjera
Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!
Të tjera
Basir Çollaku/ “Omerta” e Ramës, pasojë e kanosjes së Belës
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Seci/ KAMPIONATET BOTNORE TË FUTBOLLIT DHE NDËRHYMJET E POLITIKËS

Neutrale
Last updated: 2022/12/17 at 7:25 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Tradicionalisht na tifozët e futbollit mbështetemi në idenë e “shenjtënisë së garës”, në “paprekshmënine e konkurrencës”….Në idenë se kur dy skuadrat dalin në fushë, ajo që na shohim aty janë ata 22 lojtarë gati me dhanë gjithshka dhe ne fund me fitue ai që e meriton. Në njifarë mënyre na kemi besue se edhe futbolli e ka ekuivalentin sportiv të “Betimit të Hipokratit”…
Por a ka qenë ndonjihere krejt keshtu?
Pyetje e veshtire që të nxan ngusht…pse ne mendje te vijne sa e sa ndeshje që ndjekin si fantazma kujtesën kolektive të futbollit.
-“A ishte ajo që na pamë loja e vërtetë – apo kishte nji marrëveshje të msheftë per me rregullue rezultatin!?” – asht nji pyetje retorike qe shumehere asht ba prej fillimit te Kampionateve Botnore…
A kena te drejte me dyshue? Une them se po…
Po…kur kihet parasysh se organi qeverisës i futbollit botnor, FIFA, vazhdimisht ka qenë nën nën akuza nga mediet anembane planetit, në kontekstin e skandaleve, akuzave për korrupsion dhe mashtrimeve, mungesës sistematike të transparencës dhe vendimeve qe dukshem kane qenë jo bindëse. Dhe nuk janë vetem dy Botnoret e fundit kur “zgjedhja” e Rusisë dhe Katarit i tejkaloi edhe limitet e vetë FIFA-s ne korruptim… Me “zgjedhjen” e Rusise dhe Katarit dolen haptas çka rezultoi edhe me shkarkimin dhe arrestimin e drejtuesve Blatter dhe Platini. Por kjo nuk ishte gja e re…FIFA qysh nga fillimet e veta e ka pase te vershtire me bashkejetue me dy faktore qe ia kercenonin autoritetin qe supozohej me e pase – ate versionin sportiv “betimi i Hipokratit” qe e thamë ma nalt – faktore qe jane Korrupsioni dhe Politika. Per korrupsionin ne FIFA tashma dihet botnisht, kurse per Politiken jo edhe aq. Por kjo s’do me thane qe Politika nuk ka kercenue integritetin e Botnoreve ma pak se korrupsioni…thjesht per kercenimin e politikes flitet pak ose aspak…ketu po mundohemi me sjelle disa shembuj flagrante kur Politika iu ka imponue Kampionateve Botnore…
-Ne Botnorin “Itali 1934”, mbajtun ne Italinë e kohes se fashizmit kur ne pushtet ishte Benito Musolinit nderhymja e politikes ishte e pritshme tue pase parasysh natyren totalitare te regjimit te Duçes…Fitoren ne Kupen e Botës Musolini e shihte si mundesi me manifestue epersine e sistemit fashist prandaj ushtroi nji presion te madh fillimisht mbi vete kombetaren italiane dhe mbasandej mbi arbitrat dhe ekipet pjesemarrese…Nderhymjet ishin aq flagrante sa ne disa ndeshje hynin karabinieret ne fushe duke kercenue lojtaret e ekipeve kundershtare ;
-Edhe ne Botnorin “France 1938” Musolini luejti tana kulisat e mundshme me influencue ne vendime dhe ne fund te mbrame para finales “Itali-Hungari”, Duçja u dergoi mesazh ekipit “Fitoni ose jeni te vdekun” ;
-Ne Botnorin “Kili 1962” ndodhi nji “Deja vu” e kampionatit botnor te vitit 1934 mbajtun ne Itali…vetem se kesaj rradhe viktima ishin vetë italianet – Ndeshja Kili-Itali ne ate Botnor asht cilesue si “ndeshja ma e piste, ma antisportive ne historine e Kampionateve”…italianet e kujtojne si “Beteja e Santiagos”,(Battaglia di Santiago),sepse ekipi italian asht masakrue ne ate ndeshje…ka shkue puna deri aty sa me hy ne fushe policia kiliane per me nxjerre lojtaret jashte…Flasim per “Karma” në daçim ;
-Ne Botnorin “Argjentine 1978” po ashtu nderhymja e politikes ka qenë flagrante nga ana e juntes ushtarake te gjeneralit Jorge Videla qe sundonte asokohe. Argjentina po kalonte nji gjendje të vështirë politike, ishte koha e “Luftës së Pistë”,(Guerra Sucia), kur junta “zhduku” mbi 30 mijë aktivistë politikë. Keto vrasje dhe “zhdukje” te kryeme nga junta e Videles kishin diskretitue vendin dhe per kete arsye drejtuesit vunë tana energjite e tyne per me fitue me çdo kusht Kupen e Botes. Fitimin e kesaj Kupe ata e konsideronin si shans me permirësue imazhin e vendit. Momenti ma i diskutueshëm në Botnorin e Argjentines 1978, asht ndeshja Argjentinë-Peru ku vendasit fituen me nji rezultat të pashpjegueshëm 6-0, gja që u mundesoi atyne me dalë ne finale para Brazilit. Nuk duhet me harrue se ne ate kohe Peruja kishte nji nga ekipet ma te mira ne bote dhe humbja 6-0 shkaktoi habi kudo…
Ma vonë u mor vesh se kishte pasë nji marrëveshje per rezultatin e ndeshjes midis juntave ushtarake te Jorge Videlas ne Argjentine dhe juntes se Morales Bermudez në Peru. Në vitin 2012, ish-senatori peruan Genaro Ledesma deklaroi se diktatori argjentinas Jorge Videla kishte ra dakord me pranue 13 të burgosur politikë peruanë në këmbim të fitores që ia siguroi Argjentines finalen në kurriz të Brazilit….Argjentines i duhej patjeter nji fitore me diference prej 4 golash per me avancue dhe…fitoi 6-0…Por nderhymje te politikes ne ate ndeshje nuk bane vetem junta argjentinase…A e keni dite se për ate ndeshje asht angazhue edhe ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger? Ne ate Botnor ish-sekretari Kissinger ishte i ftuem nderi i gjeneral Videlas, deri ketu s’ka asgja me dyshue…por me shkue ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger në dhomat e zhveshjes se kombetares se Peruse, kjo besoj nuk asht diçka e zakonshme…Kam pa nji dokumentar mbi këtë teme ku fliste ylli i ekipit kombetar te Peruse ne ate kohe, Jose Velasquez, i cili tregonte si si “nuk mundi tu besonte syve kur pa se Henry Kissinger kishte ardhe te dhomat e zhveshjes te kombetares se Peruse!?”…Ndeshja mbasandej u luejt dhe ne menyren ma te habitshme ylli i Peruse Jose Velasquez u zevendesue ne mes te ndeshjes…pa asnje shpjegim. Argjentina “fitoi” 6-0 dhe siguroi finalen duke dale para Brazilit…Ne finale viktima do ishte Hollanda e magjishme e viteve ‘70…çka ndodhi ne finale? Per finalen fillimisht duhet kujtue se ne Botnorin “Argjentine 1978” nuk mori pjese lojtari ma i mire i botes ne ate kohë, hollandezi Johan Cruyff. Mungesa e tij ne ate Botnor u ba shkas per lloj-lloj spekullimesh, jo “pakënaqësi ndaj Federates Holandeze per shpërblimet”, apo “Cruyff nuk donte të vizitonte Argjentinën në shenjë proteste kundër diktaturës së Videlës”, pretendime që vetë Cruyff i ka hedhë poshtë në nji intervistë dhanë gazetës peruane “Deporte Total”, ku thotë – “Nuk ishte për këto. Me pasë qenë për arsye politike, atëherë unë nuk do të kisha luejtë kurrë në Spanjë gjatë diktaturës së Frankos.” Shkakun e vertete e mesojme gjate nji interviste te vitit 2008, ne “Radio Catalunya”, kur Cruyff thote – “A e dini që dikush më vuni nji tytë arme në kokë dhe na lidhën mue e gruen teme para fëmijëve, në banesën tonë në Barcelonë?” Cruyff aty diftoi se arriti me ikë e me shpetue nga nji rrëmbim i mundshem, rrëmbim që deshtoi por mbas asaj situate ai dhe familja e tij u moren nën mbrojtje nga shteti… “Fëmijët shkonin në shkollë të shoqnuem nga policia, policë flinin në shtëpinë për muej me rradhë, unë shkoja në ndeshje me nji truprojë.” – pat thanë Cruyff…Perpjekja per rrembimin e Cruyff ndodhi ne fundin e vitit 1977, pra pak muej para Botnorit “Argjentine 1978”…Rastesi?! Jo…absolutisht jo…lojtari ma i mire ne botë terrorizihet vetëm pak muej para Botnorit, trembet deri ne ate pike sa me hjekë dore nga pjesmarrja ne Botnor dhe Argjentina qe perfitoi ma se shumti nga kjo nuk paska asgje te bajne me të!? Autoret nuk jane gjete kurre…
Perveç kesaj dihet se çfare provokimesh u jane ba lojtareve te kombetares hollandeze para finales…presion te tana llojeve, lojtarin Ralf Edström e arreston policia argjentinase, gjoja “gabimisht”, arbitrin e finales e caktojne italian, para ndeshjes finale ka tensione sepse lojtaret e Argjentines kerkojne nga arbitri mos me e lane me hy ne fushe lojtarin René van de Kerkhof pse kishte kyçin mbeshtjellun me allçi e fasho…ndeshja shtyhet e tensionet shtohen, ekipi hollandez kambengulin se ne rast se nuk lejohet me luejte René van de Kerkhof ato do ta bojkotojne finalen si ekip…Argjentina fiton ne kampionatin e cilesuem si “Botnori ma i pisët ne Histori” ;
-Ne Botnorin “Japoni-Korea e Jugut 2002” favorizimi i ekipeve te vendeve organizatore bahet haptas…Sidomos ne rastin s Koresë së Jugut arbitrimi ne favor te ekipit te Koresë se Jugut ishte skandal i papamë ndonjiherë…ekipi i Koresë fale arbitrave “eleminoi” ne mwnyren ma te turpshme Italine dhe Spanjë duke shenue rekorde kompromentimi nga ana e FIFA-s ;
-Në Botnorin “Gjermani 2006” vendimi me mbajte ate Botnor ne Gjermani ishte aferë korruptive… Presidenti i Federatës së Zelandës së Re Charles Dempsey i zhduk në mënyrë misterioze përpara se të bahej votimi, duke i dhanë Gjermanisë mundesine me fitue 12 vota kunder 11 votave…Në librin e tij, “Loja e Pistë: Zbulimi i skandalit në FIFA”, gazetari investigativ Andrew Jennings zbuloi se Dempsey ishte pague 250 mijë dollarë nga qeveria gjermane e Gerhard Schröder për mos me hedhë votën e tij ;
…Per “Rusi 2018” dhe “Katar 2022” dihet tashma se si u “zgjodhën”…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
44 minutes ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
2 hours ago
Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!
4 hours ago
Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!
4 hours ago
Basir Çollaku/ “Omerta” e Ramës, pasojë e kanosjes së Belës
4 hours ago

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!

Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!

Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?