Në zgjedhjet e 14 Majit, duhet një ofertë ashtu siç e presin bashkëqytetarët tanë. Oferta është PD. Shpresa e vetme është PD. Ka për të qenë luftë kundër makinerisë së shtetit, kundër bandave, kundër krimit.
Jam i bindur që qytetarët do dinë të dallojnë mes një modeli që na lë mbrapa në errësirë dhe atij që sheh drejt së ardhmes, drejt perëndimit.
Duhet të përcjellim modelin e zyrtarit shërbëtor të bashkëqytetarëve të vet, që punon me ndershmëri e përkushtim. Do të fitojmë shumicën në bashkitë e vendit.

