Disa nga miqtë mij kanë ndërruar jetë😥, të tjerë marrin rregullisht ilaçe🥺.
Pse??
Gjithmonë jemi në kohë për të marrë një vendim për të ruajtur zemrën dhe enët e gjakut të shëndetshme pavarësisht sa keq keni abuzuar!
Unë po ju përshkruaj disa nga ushqimet që shkatërrojnë keq shëndetin e zemrës.
➡️ Ushqimet e skuqura të cilat nei kemi traditë e na pëlqejnë fort, pula e skuqur, patatet e skuqura etj., rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Këto ushqime ngrejnë kolesterolin e keq dhe ul kolesterolin e mirë.
➡️ Mishrat e përpunuar si qoftet, sallamrar dhe proshutat janë shpesh të pasura me yndyra të ngopura dhe konservantë. Edhe variantet me pak yndyrë, përmbajnë sasu shumë të larta natriumi.
Marrja e lartë e natriumit është e lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe shmangia e kripës shtesë mund ta përmirësojë shumë atë.
➡️ Fast-food, burbero, KFC, etj
përmbajnë ndyrna të ngopura që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës, dëmi i tyre është plotësisht e qartë. Në përgjithësi, megjithatë, yndyrat e ngopura nga kafshët, veçanërisht në kombinim me karbohidratet, kanë efekte negative në shëndetin e zemrës.
Restorantet në përgjithësi priren të përdorin përbërës me cilësi më të ulët, si dhe metoda të pashëndetshme gatimi. Shmangia e tyre është një mënyrë e mirë për të qenë të sjellshëm me zemrën tuaj.
➡️ Ëmbëlsirat e shumta (bakllavatë e plot produkte në furrat e bukës përmbajnë sheqer industrial) kontribuojnë direkt në inflamacion, obezitet, diabet, kolesterol të lartë, të cilët të gjithë janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
➡️ Lëngjet dhe pijet joalkoolike industriale të cilat në dukje përmbajnë një sasi qesharake sheqeri, por përmbajnë konservantë e substanca të tjera që dëmtojnë zemrën.
➡️ Produktet e pjekura, pizzat, byrekët, sandwiçët përmbajnë yndyrna të ngopura ose yndyrna trans.
Këto ushqime shpesh përmbajnë shumë natrium (kripë).
Kur hani pica ose byrekë, kufizojeni veten në një ose dy feta të vogla dhe zgjidhni ato që mbushen me perime.
➡️ Margarina, bën pjesë në yndyrnat trans, të hidrogjenizuara. Në fëmijërinë time (vitet 80) ka qenë mundësia e vetme për tu ushqyer, ishte alternativa e gjalpit. Margarina është fajtore e depozitimeve dhjamore në enët e gjakut, në pjesët e brendshme të tyre, në organet përreth barkut , përreth zemrës, mbipeshën etj.
Vaji i ullirit është gjithashtu një alternativë më e mirë.
Le të angazhohemi për të jetuar në mënyrë më të shëndetshme!
Jeta nuk vjen dy herë!

