NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    19 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    2 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mjeshtërisht nga Ilir Seci/ “THE BEATLES”/ 8 dhjetor u vra John Lennon…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mjeshtërisht nga Ilir Seci/ “THE BEATLES”/ 8 dhjetor u vra John Lennon…

Neutrale
Last updated: 2022/12/16 at 8:34 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Çdo 8 Dhjetor bota nderon kujtimin e John Lennon, i cili u vra në Central Park, Manhattan, plot 42 vjet ma parë. John ishte edhe pjesetari ma i famshem i ketij grupi…ne plot kuptime ishte simboli i ketij grupi. Shume gjana jane shkrue e thane per kete grup, shume gjana ende vazhdojne me u thane e me u shkrue sepse fama e tyne asht planetare. Shkruhet per shumëçka rreth tyne, bahen objekt trajtimi muzika e tyne, karriera si dhe jeta e tyne private…por asht interesant se si asht lane ne “harresë” apo asht anashkalue me qellim nji fakt – fakti që grupi “The Beatles” te cilet bota i njeh si bandë muzikore angleze, janë në të vërtetë Irlandezë…
…Po bash grupi muzikor ma i famshëm në historinë e botës kanë dalë nga Liverpooli – qytet me nji popullsi irlandeze aq të madhe sa që edhe sot e kesaj dite njihet figurativisht si “Kryeqyteti i vërtetë i Irlandës”…dhe po ashtu referohet si “Qarku i 33-te i Republikes se Irlandes,(The 33rd county of Irish Republic.), nji figuracion humoristik irlandez ne reference me faktin se Republika e Irlandes i ka 32 Qarqe dhe Liverpool me aq shume irlandeze i bie me qenë i 33-ti. E ketu za fill ky shtjellim mbi origjinen e pjesetareve te ketoj grupi…Liverpool ishte porti ma i randesishem i Perandorise Britanike ne kulmin e saj – kohen kur “ne Perandorine Britanike nuk perendonte dielli kurre” – dhe natyrisht si qytet-port me aq peshe ishte perhere ne kerkim te fuqise punetore. E kush tjeter pos irlandezet e vorfen e te vuejtun nen pushtimin shekullor anglez, mund ta plotesonte ate kerkese te perhershme per krahe pune ne Liverpool? Vershuen me mijera nga Irlanda drejt qytetit-port duke u vendose atje gradualisht dhe krijuen zona te tana irlandeze ne qytet…derisa sa nji dite ndodhi nji shnderrim demografik dhe irlandezet ne Liverpool ua kaluen edhe anglezeve autoktone…ky ndryshim demografik nuk kaloi pa eksese e pa perplasje ne çdo lëmi te jetes…ma kjartazi shfaqet ne rivalitetin e idhet te dy klubeve te futbollit te ketij qyteti “Everton” – ekipi i vjeter original dhe “Liverpool” – ekipi i ri,(nenkupto i irlandezeve)…histori kjo qe meriton trajtim me veti…Ne nji qytet te tille linden dhe u rriten te kater pjesetaret e grupit “The Beatles” rranjët irlandeze te cileve nuk janë aq të njoftuna e nuk permenden aq shpesh…
– “Na jemi të tanë irlandezë” – deklaroi John Lennon ne kohen kur grupi po mbante turneun në Irlandë në vitin 1963. John Lennon u lind në Liverpool më 9 tetor 1940, ishte djali i Julia dhe Alfred Lennon. Babai i tij, një detar-tregtar me origjinë irlandeze, nuk ishte aty kur leu John, ishte ne det ne lundrime tregtare, dhe ashtu vazhdoi me qenë lerg pjesën ma të madhe të jetës së tij. John tue u rritë dinte pak për lidhjen e tij me Irlandën, por mbasi u afirmue grupi “The Beatles” ai u ba nji nga zanat më të famshëm që banë thirrje për nji Irlandë të Bashkueme si dhe me i dhanë fund pranisë angleze në Irlandën e Veriut. Siç dihet John dhe e shoqja Yoko, asokohe shquheshin per angazhimin e tyne politik, dhe ne këtë fryme shkruen dy kangë proteste ne perkrahje te Irlandes “Sunday Bloody Sunday” dhe “The Luck of Irish”, të dyja të frymëzueme nga ngjarjet në Irlandën e Veriut, kangë që u përfshinë në albumin e tyne të vitit 1972 “Some Time in New York City”… Lidhja që ndjeu Lennon me atdheun e tij u ba aq e forte sa ai kish shpresue me u vendose ne Irlandë kur te dilte pension bashke me Yoko Ono. Per ate qellim ai edhe kishte ble nji ishull afer bregut perëndimor të Irlandës, ishull që u shit mbas vrasjes se tij me 1980.
– “Unë jam irlandez… i kam thanë Yokos se kurdo të dalim në pension do shkojme në Irlandë. Shkuem per pushime në Irlandë dhe vizituem Irlandën ku patëm nji lloj muaji të dytë mjalti. Pra, isha plotësisht i përfshimë në Irlandë” – ka thanë John Lennon me 1971….
– Pjesetari tjeter i grupit, James Paul McCartney, lindun më 18 qershor 1942 në Liverpool ishte fmia i Jim dhe Mary Patricia (Mahon) McCartney, te cilet si shumë familje të tjera të Liverpool-it e kishin prejardhjen nga emigrantët irlandezë. Nuk dihet saktesisht se nga cila pjesë e Irlandës vijne te paret e Paul McCartney, por dihet se ata fillimisht emigruen nga Irlanda në Galloway të Skocisë dhe ma vonë në Liverpool. McCartney, i cili përjetësoi “Mull of Kintyre” me kangën e tij me të njajtin emën, po ashtu ka shkrue për trashëgiminë e tij irlandeze gja që e ka theksue në muzikën e tij. Ashtu si John dhe Yoko, edhe Paul me gruen e tij të parë Linda, bazue në prejardhjen e tyne irlandeze shkruen kangë mbas ngjarjeve të “Dielës së përgjakshme” te vitit 1972 ne Irlanden e Veriut, (Bloody Sunday), pikerisht kangën “Kthejani Irlanden irlandezeve”,(Give Ireland Back to Irish), kangë e cila u ndalue plotësisht në Britani, por që arriti në vendin e parë në top-listën e këngëve në Irlandë.
– Kurse George Harrison asht pjesetari i grupit me lidhjet ma të forta irlandeze, ai vinte nga një familje katolike tradicionale irlandeze. Harrison do shkonte shpesh në Irlandë tanë jetën e tij për me vizitue familjen që jetonte në pjesen vetiore te qytetit te Dublinit…shpesh duke udhetue me tragetin e linjes nga Liverpooli për në Dublin. Ai zgjodhi me e çue të shoqen Pattie Boyd për pushime në Irlandë. Harrison ne muzike nuk pat primje ka trashëgimia irlandeze, por filmat e prodhuem nga kompania e tij janë të mbushun me referenca për Irlandën.
– I katerti asht Ringo Starr, (emni i vertete Richard Starkey), i cili shpesh përshkruhet si “Beatle’s” ma anglez…por autori Mark Lewisohn në librin e tij “Tune In” na shkruen për nji linjë familjare te tij që shkon deri në Qarkun Mayo,(County Mayo), tue na sugjerue se të katër “Beatles” mund të përshkruhen me saktësi se kanë rranjët në Irlandë.
..e kam vizitue qytetin Liverpool, qytetin – port që u ba nji “enë shkrimje”,(melting pot), e disa gjuhëve dhe dialekteve, tue fillue prej marinarëve, tregtarëve e me vazhdue me emigrantët nga tana anët e Britanisë, Irlandës dhe Evropës veriore, që vendosën aty ma së shumti gjatë shekullit të 19-të….
Në mesin e te ardhunve ne Liverpool irlandezët kanë luejtë nji rol madhor në popullsinë dhe strukturën shoqnore të Liverpool-it për nji pjesë të mirë të historisë 800-vjeçare te ketij qyteti. Dhe kjo gja asht e dukshme edhe sot kur vizitojmë Liverpool-in, të katër djemtë e grupit “Beatles” janë tjeter shembull me tregue mënyrën se si ndikimi irlandez ka ndihmue në formimin e këtij qyteti të famshëm edhe në historine e muzikes…

Neutrale December 16, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
11 hours ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
17 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
19 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
2 days ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
2 days ago

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?