(Lindi më 1908 në Visokë Mallakastër –vdiq më 1981 në Tiranë) ka qenë doktor i shkencave, mjek veteriner, publicist dhe futbollist.
Fëmijërinë dhe rininë e hershme e kalon në Stamboll.
Mbaron me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme në vitin 1923, duke nisur më pas Fakultetin e Veterinarisë të Stambollit.
Gjatë atyre viteve Visoka ishte edhe
portier në skuadrën e njohur të futbollit “Fenerbahçe”.
Kthehet në Shqipëri në vitin 1933.
Po këtë vit shkruan librin në prozë “Perlat e zeza”, perktheu nga turqishtja dramat si “Rena e Shejtë”,”Jeta e thyer”.
Studion dhe specializohet për veterinari – zooteknikë në Fakultetin bujqësor e veterinar në Berlin (1933-1940), ku mbrojti titullin “doktor i shkencave”
Patriot, poliedrik e poliglot pati një jetë të shënjuar dhe dënuar nga regjimi komunist.
Në vitin 1943 emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kultures Popullore dhe është pikërisht koha që ai do të shkoj dhe në viset shqiptare të Kosovës, ku po në këtë vit boton Poemën e famshme, “Nëna Kosovë”.
Mesa duket këtu nisin peripecitë…
Gjyqi ushtarak special kundër kriminelëve të luftës i marsit vitit 1945(1mars-13 prill) me kryetar Gjeneral Leitnant Kol. Koçi Xoxen dhe prokuror major Bedri Spahiun, ne listen e të cilit Samimi figuronte i pesëdhjetë e katërti, do ta dënonte “për tradhëti të lart ndaj Atdheut”, me tre vjet heqje lirie.
Jeta dhe vepra e tij janë botuar në 28 vëllime dhe është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, viti 2008. Samimi është përfaqësues i asaj gjenerate intelektualësh të formuar në Turqi dhe Gjermani, të cilët jetësuan lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Renditet ndër themeluesit e shërbimit veterinar e zooteknik në Shqipëri dhe si njëri nga futbollistët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë vendit, në Turqi.
Spikat poema e Tij
“Nëna Kosovë”
Nëna Kosovë është një nga përshkrimet shpirtërore të autorit për vitet 1938-43.
“Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor.Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj është mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saja të shenjta valon një fuqi magjiplote.”




