Reshjet e shumta të këtyre ditëve, por edhe hapja e portave të digës në HEC-in e Ulzës kanë dëmtuar sërish urën emblematike, të quajtur e Zogut, në nder të Mbretit Zog I.
Me një status në rrjetet sociale ka reaguar ashpër Shpetim Axhami, kreu i partisë Lëvizja e Legalitetit.
Kemi bërë apel, shkruan ai, që kjo urë të rikonstruktohet e të ruhet si një objekt trashëgimie, por këta e shqyen Shqipërinë…
Postimi i plotë i tij:
Turp dhe e pafalshme,
dëmtohet sërish Ura e Zogut në Milot!
E pafalshme dhe e turpshme, të pafytyrët, ata që e shqyen Shqipërinë, mbytur prej korrupsionit e allishverisheve, nuk nderhynë kur duhet dhe kur gjithë opinioni publik bashke me ne bëri apel, edhe me shkresa zyrtare, për ndërhyrje dhe reabilitimin e kësaj Ure me vlera trashigimnie arkitektonike dhe kulturore.
Prurjet e lumenjve Mat dhe Fan si rezultat i reshjeve të fundit kanë krijuar dëmtime të tjera të Urës Zogut.


