Aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo do të marr pjesë në edicionin e 8-të të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”.
Lajmin e bën me dije Veliaj në rrjetet sociale.
Postimi i tij:
Me aktoren italiane Maria Grazia Cucinotta. 😊 – Një emër i madh i kinematografisë 🇮🇹, e cila vjen në 🇦🇱 me ftesë të Sokol Gugës, në edicionin e 8-të të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”.
Super entuziast që Shqipëria dhe Italia janë edhe më pranë, falë bashkëpunimeve kulturore! 🤝



