Sikurse dihet tashmë, zonat veriore dhe lindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës.
Deputeti i Tropojës, Isuf Çelaj ngre shqetësimin për disa shkolla të bashkisë Tropojë, ku, siç shkruan ai në rrjetet sociale, ende nuk janë marrë masa nga autoritetet përkatëse për të furnizuar këto shkolla me dru zjarri.
Problemet më të dukshme janë në Njësinë Administrative Nikaj-Mërtur, por edhe në zona të tjera.
Rilindja vazhdon ngrohjen e shkollave me anën e Propagandës sipas modelit alla Kim Jong I nga qendra në bazë, por nxënësit, thekson ai, nuk mund të ngrohen me fjalë.
Postimi i plotë i tij:
❄️🌧❄️Dimri ka filluar dhe bora❄️❄️❄️ dhe moti i ftoftë ka përfshirë këto ditë Njësinë Administrative të Nikaj Mërturit në Tropojës. Përveç mungesës së nxënësëve nga largimet(shpopullimit) masive drejt rrugëve të botës si në të gjithë veriun, u shtohet edhe mungesa e furnizimit me dru zjarri, si rezultat i mos marrja së masave nga ana drejtorisë arsimore dhe e autoriteteve të Bashkisë për furnizimin në kohë me dru zjarri.
📌Në këto kushte të motit me borë e temperatura të ulëta nxënësit janë të detyruar që përveç çantave me libra të marrin edhe atë me dru zjarri për ngrohje,
fenomen ky edhe në disa shkolla të tjera të Tropojës.
📌Rilindja vazhdon ngrohjen e shkollave me anën e Propagandës sipas modelit alla Kim Jong I nga qendra në bazë!
🆘Nxënësit kanë nevojë për plotësimin e kushteve që mësimin ta zhvillojnë normalisht dhe jo për fjalë të bukura largë realitetit ku ata jetojnë.
🔷Fotot e sotme të Shkollës Mesme “Tinka Kurti” në Lekbibaj!


