Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton se, po ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të parë të krejt rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit.
Ky kompleks do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një
pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik, shkruan kreu i qeverisë.
Ja postimi:
🏁🤩Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të parë të krejt rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit🤝
Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror🙏
🏟️Ky kompleks do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një
pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik🚴🛞🛣️🚩💚



