Mbas situatës së vështirë në veri të Kosovës dhe provokimeve për ndërhyrje ushtarake nga Beogradi, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar Kreu i LZHK-së, njëkohësisht deputet i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Shefi shkruan: Integriteti i territorit të Kosovës, stabiliteti dhe paqja, janë çështje interesi dhe për Shqipërinë.
Gjithashtu ai thekson detyrimin kushtetues se, “Politika shqiptare, e ka për detyrë ti dalë për zot të gjithë shqiptarëve, si brenda apo jashtë vendit”.
Postimi i plotë:
Sulmet në veri të Kosovës, janë të papranueshme. Prej vitesh politika shqiptare, është orientuar drejt fqinjësisë së mirë dhe sheshimit të konfliktit në Ballkan. Integriteti i territorit të Kosovës, stabiliteti dhe paqja, janë çështje interesi dhe për Shqipërinë.
Populli shqiptar, kurrë nuk ka synuar për Shqipërinë e Madhe. Shqiptarët, gjithënjë kanë qënë të bashkuar nga ndjenja e vëllazërisë, kulturës dhe historisë së përbashkët. Shqipëria e Madhe, është fantazi e politikës serbe për të justifikuar agresionin ndaj Kosovës, për të prodhuar tension dhe konflikt.
Kjo çështje duhet të marrë fund. E ardhmja e rajonit është brenda familjes europiane. Duhet kuptuar se shqiptarët e Kosovës, nuk janë vetëm. Politika shqiptare, e ka për detyrë ti dalë për zot të gjithë shqiptarëve, si brenda apo jashtë vendit.

