Më poshtë argumentat që Urim Gjata i parashtron kryeministrit Rishi Sunak:
I nderuar zoti kryeministër.
Shqipëria është vërtet një vend i begatë, (me pasuri nëntokësore) por jo i sigurt.
Kryeministri shqiptar nuk po ju thotë të vërtetën.
As ambasadori juaj në Tiranë nuk ju thotë të vërtetën (ai ambasador akuzohet nga opozita për lidhje të fshehta me qeverinë shqiptare. Në Shqipëri, përveç varfërisë së skajshme, ligjin e bëjnë bandat dhe trafikantët me lidhjet e tyre me qeverinë shqiptare. .
Disa ministra të qeverisë Rama janë futur në burg për lidhjet e tyre me trafikun e drogës (ministri i Brendshëm) dhe për korrupsion miliona euro (ministri Koka), dy miq të kryeministrit Rama. Ashtu si papunësia dhe korrupsioni, në Shqipëri nuk njohin kufij, aferat korruptive të qeverisë zbulohen çdo ditë.
Keni të drejtë: Emigracioni i paligjshëm duhet të ndalet, por vendi im, Shqipëria, nuk është një vend i sigurt.
Rama po shtyp zërin e lirë, po shtyp opozitën shqiptare, Rama kryeministër mik i Vuçiqit dhe shefit të tij Putin të Rusisë.




